Zaharia rrëfen rrugëtimin në art: Nëse roli nuk është i vështirë, nuk e bëj, profesioni më motivon
Amos Zaharia në studion e “Jeto me Orën “, përballë moderatores Ana Kallaku rrëfeu rrugëtimin e tij drejt artit.
Teatri dhe filmi dy dashuri të pandara për të. Aktori u shpreh se ky vit ishte i suksesshëm për të.
"Ky vit ka qenë për mua një vit i mirë, me shfaqje të cilat patën përkrahjen e publikut. Boeing Boeing “ ka qenë një shfaqje teatrale shumë e pëlqyer nga njerëzit.
Ka njerëz që e kanë parë disa herë, madje e dinë çdo pjesë të tekstit dhe ndodh që kur ne mund të ngatërrohemi na e rikujtojnë" u shpreh ai.
Përsa i përket roleve ai tha se nuk mund të veçante por të gjitha i ka dashur pasi për të nëse një rol nuk është i vështirë, nuk përbën interes.
"Të gjithë kostumet me rolet që kam luajtur nuk mund ti ndajë i kam si gishtat e dorës. Rolet që bëjë i dua të vështirë, në qoftë se nuk janë nuk i bëj. Të gjitha rolet që luaj jetojnë me mua vetëm në skenë"- u shprehe Zaharia.
Lidhur me jetën e tij personale ai u shpreh se është single dhe se për dy vjet nuk ka ndërmend të ndërroj status.
Ndërsa ndjesia e të qenurit dajë për të është rikthim në fëmijëri.
"Geraldina na ka kthyer si familje në fëmijëri ,ndihemi të gjithë fëmijë me të " u shpreh ai.

