"World of dance" për të katërtin vit në Shqipëri/ Andi Murra: Për një muaj organizuam çdo gjë

I ftuar në emisionin “Jeto me Orën”, koreografi Andi Murra ka zbuluar projektet e fundit dhe kompeticionin e organizuar për të katërtin vit radhazi, “World of dance”.

Andi Murra: Kampionati është vetëm fitore në fakt, sepse ai që humb motivohet për të fituar herën tjetër. Këtë vit ka qenë edicioni I katërt dhe këtë vit juria ka thënë se do të marrë shembull Shqipërinë, dhe jo Shqipëria shembull ne. Ka qenë spektakolare. Të gjithë kanë dërguar mesazhe falënderimi. Ky kampionat do 7 muaj punë, dhe ne e kemi bërë për 1 muaj. Kemi punuar papushim. Jam njeri që punoj shumë dhe e kam qejf disiplinën. Nuk tolerohet asnjë gabim, juria nuk i njeh konkurentët. Njëri nga grupet gaboi dhe nuk mori atë që meritonte.

EMISIONET