VIDEO/ “Unë të dua” e Luana Vjollcës dhe Genta Ismajlit korr sukses, "lumë" klikimesh vetëm në 48 orë

Dy ditë më parë, Luana Vjollca dhe këngëtarja Genta Ismajli sollën një bashkëpunim mjaft të bukur që është pëlqyer pafund nga publiku dhe është pritur mjaft mirë.
Kënga titullohet “Unë të dua”, një këngë e risjellë në fakt nga Luana Vjollca dhe Genta Ismajli, e cila pas një pauze të gjatë në muzikë është rikthyer sërish më në formë se kurrë.
Kënga ka korrur një sukses të jashtëzakonshëm pasi vetëm në 48 orë ka marrë 408 mijë klikime në "YouTube", duke u kthyer në një hit të padiskutueshëm.
Dy yjet, njëra në ekran dhe tjetra në muzikë kanë një këngë e cila do t’iu shoqërojë gjatë gjithë këtij sezoni.
Për më tepër po ju sjellim më poshtë hitin e Luana Vjollcës dhe Genta Ismajlit, “Unë të dua”.

