RIKTHEHET “FREAKIER FRIDAY”/ Filmi shënon rikthimin e Lindsay Lohan në një prodhim të Disney-t

Pas më shumë se 20 vitesh, Lindsay Lohan rikthehet me vazhdimin e filmit “Freaky Friday”, i cili do të shfaqet në kinema më 8 gusht dhe sjell një histori më të thellë e emocionale për marrëdhënien nënë-bijë. Aktorja theksoi se mëmësia e ka ndihmuar të lidhet më shumë me rolin dhe se ishte e lumtur të rikthehej në një film që sjell gëzim dhe nostalgji për publikun.

RIKTHEHET “FREAKIER FRIDAY”/ Filmi shënon rikthimin e Lindsay

Pas më shumë se dy dekadash nga suksesi i filmit “Freaky Friday”, i cili u bë një hit global Lindsay Lohan rikthehet ekran për vazhdimin e filmit i cili do të shfaqet më 8 gusht.

Filmi trajton lidhjen nënë-bijë nga një këndvështrim më i pjekur dhe merr një ndërrim trupash mes katër personash, duke sjellë një dinamikë të re komedie dhe emocionale.

Lindsay Lohan, e cila interpreton rolin e Anna-s, tani paraqitet si një vajze adoleshente, një rol që pasqyron ndryshimet në jetën e saj personale. Aktorja tha se të qenit nënë e ka bërë të lidhet më thellë me tematikën e filmit dhe se ishte e lumtur të rikthehej në një projekt që sjell gëzim për botën.

"Adhuruesit e duan filmin dhe ka një besnikëri kaq të fortë". "I bëri njerëzit shumë të lumtur dhe mua më pëlqen të bëj filma që i bëjnë njerëzit të ndiejnë gëzim."

"Kaq shumë gjëra që po ndodhin në botë tani, saqë është mirë të krijosh diçka që i lejon njerëzit të harrojnë atë që po ndodh." tha aktorja.

Filmi shënon rikthimin e Lohan  në një prodhim të Disney në më shumë se një dekadë, por ndoshta nuk është i fundit, pasi ajo thotë se nëse fansat e duan Freakier Friday, ata mund të presin vazhdimet më të çuditshme.

Ajo shton se rikthimi i saj në aktrim kishte të bënte me gjetjen e kohës së duhur, dhe se 39-vjeçarja kishte pasur disa vite të ngjeshura pasi u martua me financierin Bader Shammas në vitin 2022 nga ku lindi një djalë një vit më vonë. Ajo theksoi se mëmësia e kishte ndihmuar të lidhej edhe më shumë me aktrimin dhe filmin.

Ndërsa Jamie Le Curtis, e cila vazhdon të interpretojë rolin e nënës së Anna-s, deklaroi se ishte ideja e saj që të realizohej ky vazhdim dhe se e kishte  dashur gjithmonë miqësinë me Lohan. Ajo shtoi se “Freakier Friday” synon të përcjellë mesazhe të rëndësishme për mirëkuptimin dhe empatinë, se si të ofrojë argëtim dhe nostalgji për publikun.

EMISIONET