VIDEO/ Qeni e ndjeu se pronaren e kishte shtatzënë para se ajo ta kuptonte
Një video prekëse që tregon një qen duke u përqafuar me pronaren shtatzënë para se ajo ta kuptojë se po mban një fëmijë ka pushtuar internetin.
Videoja e Sydney Pritchard Benson e publikuar në platformën "TikTok" ka më shumë se 860 mijë shikime dhe është një tjetër nga provat e shumta që disa kafshë mund ta ndiejnë vërtet shtatzëninë tek njerëzit.
"Kështu e kuptova në të vërtetë që isha shtatzënë, kur qeni ynë filloi të shtrihej në stomak në mënyrë të çuditshme gjatë gjithë kohës.
Ai kurrë nuk e kishte bërë këtë më parë, kështu që shpejt kuptova se diçka po ndodhte. Doli që unë mbaja një foshnjë dhe qeni im e dinte edhe para meje", thuhet në përshkrimin e videos së publikuar.
Në videon e cila u bë virale brenda pak kohësh, shihet Sydney dhe qenushja e saj, e cila herë pas here i është mbështetur në bark, sikur e ndjen se është shtatzënë.
Përveç shikimeve të shumta, mesazhi i saj emocionues ka edhe mbi njëqind mijë komente.
"Nuk i meritojmë qentë, po qaj", është vetëm një nga komentet e shumta.
@sydneymichellebenson a love story???????????????? #pregnanttiktok #pregnant #dauchshund #sausagedog #pregnancyanddogs #howifoundoutiwaspregnant #preggo #dogsoftiktok #dauchshundsoftiktok ♬ Little Things - Adrian Berenguer