VIDEO/ “Mos na lëntë Zoti pa femra” - Telefonuesi “çudit” studion me deklaratat
Telefonatat në emisionin “D-Night” në “Ora News” këtë herë u zhvilluan ditën e martë. Pasi nuk kishim një lidhje me terrenin për shkak të motit.
Zotëria që telefonoi u shpreh qartë se çfarë kërkonte dhe çfarë jo.
“Unë te partnerja pëlqej të jetë serioze. Të jetë e zgjuar. Zgjuarsi,korrektësi, sinqeritet.
E bukur është dhe bora por e shkelin macet dhe bëhet pis. Normal që pamja duhet të jetë trupi dhe të tjera.
Gjithë bota kështu është ndërtuar. E bukur është jeta, kur njihet e vërteta. I lumtur je gjithmonë kur e shijon atë që dashuron.
Tek partnerja nuk pëlqej mashtrimin. Se kush mashtron i bën të gjitha”, përfundon telefonuesi.
NDIQNI EMISIONIN E PLOTË “D-NIGHT” NË “ORA NEWS”