Taylor Swift rikthehet “live”, 2.4 milion bileta të shitura në një ditë për turneun “Eras”

44 këngë në tre orë shfaqje ekstravagante.Taylor Swift, vendos rekorde me turneun e parë muzikor pas 5 viteve mungesë para fansave live.

Taylor Swift rikthehet “live”, 2.4 milion bileta të shitura

Kanë kaluar 5 vite që kur Taylor Swift bëri turin e fundit të koncerteve.

Që nga ajo kohë ajo ka lancuar 4 albume përfshirë edhe Folklore me të cilin triumfoi në Grammy.

Pas mungesës së gjatë është rikthyer në skenë me një listë prej 43 këngësh në një shfaqje 3 orëshe ekstravagance.

“Më keni munguar” tha këngëtarja teksa u ngjit në skenë para rreth 80 mijë fansave në Arizona në nisje të turneut “Eras”.

Premtoi se do të jetë një udhëtim në të gjitha epokat e saj muzikore.

E veshur me diamante dhe e rrethuar nga kërcimtare, korri duatrokitjet e turmës.

Interesi për ta parë Taylor Swift sërish në skenë çoi në kolaps sistemin e shitjes së biletave online.

Pavarësisht kësaj, turneu theu rekordin për më shumë bileta koncerti të shitura nga një artist në një ditë të vetme, në plot 2.4 milionë.

EMISIONET