Tabu shqiptare/ Vajzave nuk u 'shkon' të shajnë në rrugë, ndërsa djemve...
Në vendin tonë ka akoma qytetarë që tolerojnë fjalorin banal të djemve në rrugë, ndërsa kur bëhet fjalë për vajzat, atëherë kjo është e papranueshme.
"Çfarë mendojnë qytetarët për vajzat që shajnë në rrugë", kjo ishte tema e rubrikës "Vox Pop" me Enkin sot në "Ditë e Re" në ekranin e Rtv Ora.
Disa nga qytetarët u shprehën se vajzave nuk u ka lezet të përdorin fjalor banal në rrugë, ndërsa djemtë i tolerojnë deri diku.
Megjithatë ka shumë qytetarë që nuk i tolerojnë sharjet në rrugë as nga djemtë as nga vajzat. Fjalori banal nuk ka gjini dhe nuk duhet përdorur nga asnjëra palë, si nga vajzat si nga djemtë.


