Shqipëria shpall emergjencë të furnizimit me energji, Rama: Kriza si pandemia, do zgjasë deri në mesin e 2022"
Qeveria shqiptare deklaron emergjencë për furnizimin me energji elektrike, pas rritjes së çmimit të energjisë në javën e fundit.
Kryeministri Edi Rama, pas mbledhjes së jashtëzakonshme të qeverisë, tha se shpallja e emergjencës për furnizimin me energji elektrike, i jep qeverisë mundësinë që të ndërhyjë me instrumenta financiarë dhe administrativë.
Nesër do të prezantohet plani posaçëm për përballimin e krizës energjetike, deklaroi kryeministri Edi Rama për gazetarët në përfundim të mbledhjes së qeverisë paraditen e sotme (8 tetor 2021)
Rama e krahasoi krizën energjetike me pandeminë dhe paralajmëroi se një situatë e tillë do të zgjasë deri në mesin e vitit të ardhshëm. Jo vetëm kaq se me kalimin e kësaj krize nuk do të thotë se do të ketë ulje të çmimeve që siç tha Rama "kanë marrë vrapin"
"Është një situatë shumë e ngjashme në aspektin e goditjes me situtën e pandemisë, por ndryshe nga pandemia vende të ndryshme kanë disa karakteristika.
Ekspertët mendojnë se kriza do të jetë prezente me kulmin e saj deri në mesin e vitit të ardhshëm dhe mendojnë se sidoqoftë edhe pas kapërcimit të kulmit, çmimet nuk do të kthehen ku ishin. Ne na takon të mbrojmë konsumatorët tanë, me një rend prioritetesh nga poshtë lart. Nga më të dobëtit tek më të fortët."
Megjithatë Rama nuk pranoi të diskutojë kur gazetarët krahasuan çmimin në bursa të tetë viteve kur vlera shkontë në 105 dollarë për fuçi me 80 dollarë për fuçi që është sot.

