Stresi i nxjerr "bojën" Sarës dhe zbulon "prapaskenat" e lidhjes me boksierin: Ai me besim e lejoi në BBV...

Stresi i nxjerr "bojën" Sarës dhe zbulon

Sara Gjordeni është një nga banoret e “Big Brother Vip”, e cila ka tërhequr vëmendjen kryesisht me çështjet e saj të zemrës.

Përpos lidhjes me Bardhin dhe hyrjes së ish-it në BBV, Sara ka treguar pak më herët se kishte lënë edhe një lidhje pezull jashtë.

Në një bisedë me Erjolën, Sara tha se ajo ende mban kryqin që ai i ka dhënë dhe se uronte që ta fitonte ndeshjen e boksit që kishte dy ditë më parë.

E pas këtyre deklaratave të Sarës, një reagim i papritur ka ardhur nga ana e Stresit.

Me anë të një postimi në Instastory, reperi është shprehu se ish-i e lejoi Sarën me besim që të hynte në BBV e nga ana tjetër ajo krijoi një lidhje të re.

“Le nje super djale jasht qe e priste dhe me besim e lejoi te futej ne BB dhe pastaj flet ne oborr me Erjolen qe i mban kryqin qe i ka dhuru dhe shpreson qe ai te fitoi sot “ne boks”.. puthet dhe i kerkon llogari bardhecit thu se ka 3 vite me te, cdo gje vetem e vetem per fame dhe per te vazhdu trrij ne BB.

Te humbesh udhen dhe te tejkalosh limitet e tua personale per fame kjo esht per te ardh keq! Ps megjithse forca e zakonit”– shkruan reperi

EMISIONET