“Komedi stand up", Blerti Kastrati: Pandemia pakësoi eventet artistike për të rinjtë

Ditën e sotme në emisionin e pasdites “Jeto me orën” në RTV ora ishte i ftuar Blerti Kastrati, një i ri i talentuar në aktrim dhe regji. Ai solli në muajin janar një stand-up komedi e titulluar “Artistët e rinj”, ku u zhvillua në ambientet e Universitetit të  Arteve në kuadër të eventit Artium.

Nëpërmjet kësaj shfaqje i riu solli në vëmendje një panoramë të jetës së një studenti në Universitetin e Arteve. Për më shumë në lidhje me këtë eksperiencë i riu u shpreh në studio se “në stand-up që unë bëra dy javë më parë më është dashur dy javë të përgatitesha, dhe teksti ishte i realizuar me nota humorike”.

 Më tej ai tha se zhaneri i komedisë stand-up, kohët e fundit është parë si një stil i pëlqyer nga artistët. Ai theksoi se në art nuk duhet të kopjojmë njëri-tjetrin, por duhet të jemi sa më origjinal.

“Zhaneri i komedisë stand up është një zhaner që tek ne pëlqehet, por duhet të ndiqet dhe të praktikohet. Kur unë dhashë këtë zhaner për herë të parë e kisha si dilemë ta bëj apo jo. Sepse varet sesi e pret publiku. Në art nuk duhet të kopjojmë, sidomos në stand up, pasi nëse teksti është i njëjtë në tekstet e tjera, nuk jë origjinal”.

Sipas të riut, pandemia është ajo e cila e preku dhe e dëmtoi rëndë edhe fushën e artit, pasi sipas tij shumë vende u mbyllën dhe të rinjtë nuk kishin hapësirë për të ushtruar profesionin e tyre.

“Në fakt Tirana duhet parë në dy këndvështrime, përsa i përket hapësirës së krijuar për të bërë eventet arti. Por, nëse ndalemi në situatën e krijuar të pandemisë, kjo edhe ata vende që ishin sikur i zbehu, pasi kësaj pjesë nuk i’u kushtua shumë rëndësi në këtë periudhë”, tha ai ndër të tjera.

I pyetur mes regjisë dhe aktrimit, kë do të zgjidhte, i riu u shpreh se ka qenë fanatik i regjisë.

 “Kam qenë fanatik i regjisë, jo pa arsye. Por, regjia luan një rol kryesor në atë çfarë transmeton aktori. Në artë gjërat sillen sipas këndvështrimeve të ndryshme, pasi ata ndryshojnë në bazë të perceptimeve nga artistët”, përfundoi Kastrati.

EMISIONET