Altin Basha risjell në teatër “Coriolanus”, aktori Fuga: Me Shekspirin vjen një pjesë e aktualitetit tonë politik
“Coriolanus” është vepra më politike e atij që mund të quhet dramaturgu më i madh i të gjitha kohërave, William Shakespeare vjen sërish në ArTurbina. Nën drejtimin e regjisorit të njohur Altin Basha, dhe me aktorë të njohur në vend por dhe të rinj. 80 aktorë do të ngjiten në skenë.
Drama rishfaqet pasi për herë të parë u dha premierë në muajin dhjetor të vitit që lamë pas. Të ftuar për shfaqjen në studion e “Jeto me Orën” ishin dy aktorët Genci Fuga dhe Donald Shehu. Aktori Geci Fuga tregoi më tepër për shfaqjen dhe rëndësinë që ajo ka.
“Kemi shumë për të thënë që nga tre prozat që bëjnë pjesë në këtë shfaqje e duke vijuar me pjesëmarrjen duke vazhduar tek përkthimi pse jo edhe tek koherenca me aktualitetin politikë në vendin tonë edhe pse nuk na çuditë si situatë politika jonë por ajo e vjetra e romakëve na çudit” u shpreh Fuga.
Aktori tregoi edhe për rolet në këtë shfaqje dhe se çfarë trajton vepra.
“Unë dhe Henri Çili jemi zgjedhur të jemi tribunët që jemi zgjedhur nga kjo revoltë kurse Donaldi është pjesë e senatit kundërshtarë, i cili shfrytëzon këtë lloj krize për të pushtuar Romën. Pasi fiton coriolranin ai merr titullin Coriolanus si është edhe titulli i veprës. Por kolegët e tij e fusin në situata politikë që një gjeneral i ri nuk i di dhe këtu kemi thyerje të profesionalizmit kundrejt politikës. Vepra e Shekspirit ka shumë tema të përfshira në të, në vepër ka edhe problem që janë hasur edhe në politikën shqiptare, në vepër është problem i aleancave politike, Një rol kryesor në shfaqje ka marrë edhe turma që e bëjnë studentët e Univeristetit të Arteve, turma përfaqëson një personazh të vetëm kjo ishte edhe risia që solli regjisori Basha. Turma sjell më së miri realitetin në politika tona, në aktualitetin ku jemi sot” u shpreh aktori Fuga.
Ndërsa aktori Donald Shehu tregoi për vështirësitë e hasura gjatë provave.
“Pjesa më e vështirë kanë qenë betejat që kemi zhvilluar në skenë, kjo ka qenë një risi, pasi kjo shfaqje është një shfaqje klasike” u shpreh Shehu.
Aktorët treguan edhe për frymën e bashkëpunimi në grup dhe treguan se ka qenë një bashkëpunim shumë i suksesshëm mes tre brezave, sidomos për përkushtimin që të rinjtë kanë pasur. Aktori Genci Fuga tregoi gjithashtu se kjo është një nga shfaqjet më masive që janë dhënë në skenën e tetarit. Ai tregoi më tepër për lidhjen e shfaqjes me aktualitetin politikë në vend.
“Nuk kanë faj i autorëve të mëdhenj apo intrigave të mëdha politike ndër shekuj se ne jemi si kaçkavall me vrima që s’ke ku të na zësh si shoqëri. Ato ngjarje kanë ndodhur në vitin zero në Romë e ne jemi 2022 vite më vonë dhe ende nuk e dimë se çfarë sistemi do jemi” u shpreh ai.
Aktori tregoi edhe sesi publiku ka reaguar ndaj shfaqjes.
“Në momentin kur ne po bënim provat , dhe në momentin kur një nga personazheve i bërtitej ik ik ik, vura re që publiku reagoi pasi edhe në realitet edhe në teatër u hasën me fjalën ik” u përfundoi aktori Fuga.


