"S’kam patur asnjë përfitim nga Moza" - Sorgini flet pas përjashtimit nga Agai, Albano: Nuk ishe për atë punë

Pak ditë para finales së madhe, Agai mori vendimin për përjashtimin e menjëhershëm të Sorginit nga gara. Shkak u bë një informacion i dhënë nga jashtë, një shkelje e rëndë kjo e rregullores së formatit.
I ftuar në “Ferma Club” pas përjashtimit, Sorgini u shpreh:
“Nuk e dija që do e gjeja atë balancë. Ishte një moment që dola nga Agai dhe po ecja drejt shtëpisë dhe dëgjoj disa zëra. Mu dukën si të miqve familjarëve, kurioziteti se çfarë kam bërë gabim. Unë s’kam patur asnjë përfitim nga Moza. Por nuk e di çfarë interpretohet jashtë. Unë e dija se çfarë bëhet jashtë. Aty brenda padashje krijohen perceptime të gabuara. Moza më afroi.”
Në studio, Albano komentoi largimin e tij, duke u shprehur: “Nuk ishe për atë punë. Më mirë që të folën ata dhe dole. Mua s’më dukeje fare vetvetja. Sikur të kishin futur me zor.”
Ndërsa Sorgini iu përgjigj shkurt: “Jam dakord me ty.”

