"Si quhen këto dietologet që vetë nuk dobësohen"/ Plas "sherri" mes Diola Dostit dhe Anila Kalleshit
Një sherr virtual me kolegen e saj, Anila Kalleshi e ka rikthyer Diola Dostin ne qendër të vëmendjes mediatike.
Gjithçka ka nisur pas një interviste të Diolës, në të cilën është shprehur se personat që kanë probleme kardiake, duhet të konsumojnë dhjamin e mishit.
Anila reagoi menjëherë duke pohuar se të tilla pretendime, nuk kane bazë shkencore.
"Obobo çfarë më dëgjuan veshët e çfarë më panë sytë! Një "nutricioniste" po sugjeronte për të sëmurët kardiakë por edhe atyre që duan të parandalojnë sëmundjet kardiake, të konsumonin dhjamin e mishit. Thjesht për t'u bërë virale besoj, siç e bën gjithmonë, se nuk ka aspak sens edhe bazë shkencore", ka shkruar ajo.
Nuk vonoi shume dhe përgjigja publike e Diolës. Përmes një postimi të bërë në profilin e saj të rrjetit social "Instagramit", ajo iu kthye nutricionistes:
"Si quhen këto dietologet me shtatë grada shkencore që dobësojnë gjithë dynjanë por vete kanë nevojë të shkojnë tek dietologia? Pyes për një fansen time", pyet Diola me ironi.