SHUHET “SHEFI” I “VALLËZIMIT ME UJQËRIT”/ Aktori kanadez Graham Greene ndërroi jetë në moshën 73-vjeçare
Graham Greene, aktori kanadez i komuniteteve autoktone dhe i njohur për rolin në Vallëzim me Ujqërit, ndërroi jetë në moshën 73-vjeçare nga shkaqe natyrale. Ai u nominua për Oscar në vitin 1990 dhe gjatë karrierës së tij luajti në disa filma të njohur, duke u nderuar me çmime të rëndësishme.

Graham Greene, aktori kanadez i komuniteteve autoktone, më së shumti i njohur për rolin e tij në filmin Vallëzim me Ujqërit, ndërroi jetë në moshën 73 vjecare.
Menaxheri i aktorit, konfirmoi lajmin përmes një deklarate, ku tha se Ai u nda nga jeta për shkaqe natyrale.
Greene u nominua për cmimin Oscar si Aktori më i Mirë në Rol Dytësor për rolin e shamanit
“Kicking Bird”, në filmin e vitit 1990 me protagonist Kevin Koster.
Karrierën artistike e nisi në teatrot britanike gjatë viteve 1970.
Në një intervistë të vitit 2012, Greene, i tha se teatri i kishte dhënë bazën për ndërtimin e karaktereve dhe disiplinën që i rekomandonte çdo aktori.
Një moment vendimtar për të ishte martesa me bashkëshorten e tij, Hilary Blackmore, që e përshkroi si “periudhën më të mirë të jetës”.

Graham Greene luajti gjithashtu në: Thunderheart (1992), The Green Mile (1999), Die Hard With A Vengeance (1995), Maverick (1994), The Twilight Saga: New Moon (2009) dhe Wind River (2017).
Gjatë karrierës së tij mori disa çmime të rëndësishme, përfshirë Çmimin Earle Grey për Arritje në Jetë nga Akademia Kanadeze e Filmit dhe Televizionit në vitin 2004.
Ai ishte pjesëtar i kombit Oneida, pjesë e Rezervatit të Gjashtë Kombeve në Ontario jugor.
Para se të hynte në botën e aktrimit, kishte punuar si vizatues teknik, teknolog civil, punëtor çeliku dhe pjesëtar i ekipeve të grupeve rock.
Në vitin 2016, Graham Greene u nderua me titullin Order of Canada, vlerësimi i dytë më i lartë civil në vend.


