Shuhet muzikanti i revolucionit/ Pablo Milanes, fitues i Grammy-t, ndahet nga jeta në moshën 79-vjeçare

Muzikanti revolucionar i “Muzikës së re” në Kubë, Pablo Milanes, ka ndërruar jetë në moshën 79-vjeçare. Autori i hiteve si “Yolanda” dhe “Yo Me Quedo” , i quajtur ndryshe Pablito, vlerësohet ndryshe si simbol i Kubës.

Shuhet muzikanti i revolucionit/ Pablo Milanes, fitues i Grammy-t, ndahet nga

Muzikanti kubanez i hiteve si “Yolanda”, “Yo Me Quedo” dhe “Amo Esta Isla”, Pablo Milanes, aktivisit i lëvizjes "Nuevo trova" (muzika e re) të Kubës, ndërroi jetë në moshën 79-vjeçare.

Fitues i çmimit Grammy, i njohur ndryshme me emrin Pablito, u bë i famshëm për tekstet e tij poetike dhe vokalin emocional.

Lajmi për vdekjen e Milanes është konfirmuar në faqen e tij zyrtare në Facebook, ekstern. Më herët këtë muaj, ai anuloi disa koncerte pasi u diagnostikua me kancer.

 “Kultura në Kubë është në zi për vdekjen e Pablo Milanes”, shkroi në Twitter kryeministri Manuel Marrero Cruz.

Pablo Milanés Arias lindi në qytetin lindor kuban Bayamo në vitin 1943. Megjithëse ai mbështeti revolucionin kuban të vitit 1959, Milanes fillimisht u vu në shënjestër nga qeveria e Fidel Kastros, i cili shtypi kulturën "alternative".

Duke punuar me muzikantë si Silvio Rodríguez dhe Noel Nicola, dhe i sponsorizuar nga qeveria e Kastros, ai bashkëthemeloi lëvizjen Nuevo trova - e cila ishte krijuar për të përditësuar muzikën tradicionale popullore kubane për shoqërinë moderne, post-revolucionare.

Në vitin 1987, New York Times, e jashtme, i quajti Rodriguez dhe Milanes, të cilët ishin bashkëpunëtorë të ngushtë, "po aq simbol i Kubës dhe revolucionit të saj sa Fidel Kastro".

"Suksesi i Silvio dhe Pablo është suksesi i Revolucionit," u citua të thoshte Fidel Castro në një pritje për nder të artistëve në 1984.

EMISIONET