SFIDA E KRISHTLINDJES! Enigma vjetore e Agjencisë britanike të inteligjencës vjen si kartolinë
Agjencia Kombëtare e Inteligjencës e Britanisë së Madhe publikoi sfidën e saj vjetore të Krishtlindjeve, e cila përfshin një seri enigmash të ndërlikuara që kërkojnë aftësi në thyejen e kodeve, matematikë dhe mendim krijues. Kartolina e këtij viti, sfidon publikun të deshifrojë emrat e pikave të njohura në Mbretërinë e Bashkuar
Kërcimet latine, gjalpi indian dhe ushtarët amerikanë janë disa nga të dhënat për sfidën enigmatike të Krishtlindjeve të këtij viti në Mbretërinë e Bashkuar!
Enigma vjetore nga agjencia kombëtare e spiunazhit në Mbretërine e Bashkuar vjen në formën e një kartoline Krishtlindjeje, dërguar nga Drejtoresha Anne Keast-Butler.
Sfidon publikun të deshifrojë emrat e pikave të njohura në Mbretërinë e Bashkuar, duke testuar aftësi si thyerja e kodeve, matematika dhe mendimi analitik
Detyrat, që duken të thjeshta, kërkojnë zgjuarsi dhe këmbëngulje, tha GCHQ.
Kartolina e vitit 2024 përfshin gjithashtu shtesë për ata që duan të sfidojnë veten më tej, me elemente të tjera të fshehura brenda kodit.
Shefi i Pazëllave në GCHQ-, i njohur vetëm si "Colin", i përshkroi testet e këtij viti si "djallëzisht të këndshme".
Duke folur për BBC ai tha se një e treta e shkollave të mesme në të gjithë vendin tashmë i kanë shkarkuar ato.
Sfida e parë - dhe më e lehta - përmban pesë imazhe që përfaqësojnë një emër vendi.
Pjesëmarrësit duhet të deshifrojnë vendndodhjen.
Një nga enigmat më të vështira kërkon që pjesëmarrësit të llogarisin sa larg nga shkrimi i numrave një deri në 20 ishin krijuesit e enigmës.
Keast-Butler, drejtoresha agjencisë tha se "Sfida është dizajnuar për t'u zgjidhur nga një përzierje mendjesh, prandaj është më mirë të trajtohet në grupe shokësh klase, familjesh ose miqsh.
"Pavarësisht nëse keni një mendje analitike, një tru krijues apo preferoni inxhinierinë, ka diçka për të gjithë." Tha Ajo
Sfida u krijua "pjesërisht për argëtim" - por edhe sepse lloji i të menduarit i nevojshëm për ta zgjidhur atë "përsërit" llojin e punës që bëhet në agjensinë e inteligjencës.
Sfida e plotë mund të shihet në faqen e internetit të Agjencisë Kombëtare të Inteligjencës së Mbretërisë së Bashkuar