VIDEO/ Kuksiani tenton të japë lekë për Dajanën
Terreni në "D-Night" në “Ora News”dihet që është tepër i zjarrtë. Mbrëmjen e djeshme djemtë nga Kukësi donin të përshëndeteshin nga Dajana në emision. Moderatorja sigurisht që vendosi vallen e kukësit për ta.
Pasi muzika mbaroi djali nxori një tufë me lekë nga xhepi dhe pyeti moderatoren nëse lekët do të shkonin tek ajo.
PJESË NGA BISEDA:
Djali: Dajana a vin tek ty këto lekët apo jo?
Dajana: Jo,jo asnjë para!
Gazetari: Për respekt ti i nxore lekët, unë nuk jam njeri i disrespektueshëm unë hapa xhupin.
Dajana: Ore mos merr lekë o Leone! Kthe lekët mbrapsht!
Gazetari: Për Zotin skam marr asgjë, ja të hapem tani (zbërthen xhupin).
NDIQNI EMISIONIN “D-NIGHT” NË “ORA NEWS”