Sara Berisha në "kryeqendrën" e dashurisë, në krahët e aktorit të njohur amerikan
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Shtator 2023, 13:50

Ish-banorja e spektaklit televiziv, Sara Berisha, vazhdon të jetë e përfolur nga mediat, për shkak të pasionit që ajo ka për modën.
Ajo ka treguar se është në Paris, nga ku po ndjek javën e modës, nën shoqërinë e shumë artistëve me famë botërore.
Blogerja ka habitur ndjekësit, pasi ka publikuar një foto ku shfaqet me aktorin amerikan, Austin Butler, i cili njihet për lidhjen e tij afatgjatë që ka pasur me aktoren e njohur, Vanessa Hudgens.


