"Qava kur fitova rolin" Sara Kolami mes aktrimit dhe modelimit: Prindërit s’më kanë mbështetur

Stili në të veshur dhe theksi në të folur bëri në që Sara Kolami të  spikaste në moderim. Fillimisht u njoh teksa prezantonte një emision rinor e më pas nisi të ndiqej nga shumë të rinj në rrjetet sociale duke influencuar si blogere në rrjetet sociale.

E ftuar në emisioni “Jeto me orën” Sara na tregoi se dalja e saj e parë në televizion ka qenë me flokë lejla dhe me ca kile më tepër. Shtysa e parë e saj drejt këtij rrugëtimi ishte një modele, praktikisht shoqja e saj. Ajo fillimisht kishte probleme me të folurën në gjuhën shqipe. Duke qenë se të gjithë e paragjykonin për të folurën e saj dhe se ajo s’kishte lidhje me moderimin. Ajo na rrëfeu gjithashtu se” Disa koka televizioni vunë baste për mua sepse mendonin se do tërhiqesha, por kjo gjë nuk ndodhi sepse unë ja dola”.

Pasioni i saj për aktrimin nuk u shua kurrë, Komedia “Dashuri dhe turbulenca” është roli i gjashtë i Sarës. Në datën 7 prill ky film do të transmetohet për publikun. Roli i saj në këtë film është roli i një vajze amerikane që quhet Eleni edhe është një vullkan i vërtetë. Vështirësitë që Kolami ka hasur në këtë film është xhirimi pasi kanë xhiruar në – 8 gradë.

Në këtë film ka një kast aktorësh si Rudina Dembacaj, Gentian Zenelaj, Amos Zaharia etj. Për tu bërë pjesë e kësaj komedie Sara bëri audicione dhe kur mori përgjigje pozitive ajo u emocionua. Një tjetër cilësi pozitive e Sarës është se ajo ka filluar të punojë që në moshën 13 vjeçare. Ajo tregoi për emisionin e pasdites se prindërit e saj nuk e suportojnë për rrugëtimin e saj drejt televizionit.

Një mbështetje shumë e madhe për Sarën është edhe miku i saj më i ngushtë, Niko Komani i cili e surprizoi me një video-mesazh shumë emocionues. Sara të ardhmen e saj nuk e shikon në Shqipëri pasi mendon se në Amerikë e shikon profesionin e saj si aktore më të vlerësueshëm jashtë vendit.

EMISIONET