PUTHJA 21 MILIONË VJEÇARE/ Shkencëtarët zbulojnë origjinën e puthjes 21 milion vjet më parë

Puthja nuk është vetëm romantikë njerëzore, por sjellje e trashëguar evolucionare. Studiuesit thonë se njeriu dhe majmunët e mëdhenj e praktikuan atë 21 milion vjet më parë.

PUTHJA 21 MILIONË VJEÇARE/ Shkencëtarët zbulojnë

Para rreth 21 milion vjetësh, paraardhësit tanë dhe të afërmit më të mëdhenj të majmunëve shkëmbyen puthje e para,  një gjest që sot ne e quajmë romantik, por që ka rrënjë shumë më të lashta.

Sw fundmi studiuesit thonë se puthja nuk është thjesht shprehje e dashurisë, por një sjellje evolucionare. Ata kanw rindërtuar origjinën e një prej gjesteve më të famshme të intimitetit: puthjen.

Studiuesit e përcaktojnë puthjen si kontakt gojë më gojë, jo agresiv, i shoqëruar me lëvizje të buzëve dhe pa transferim ushqimi. Në këtë mënyrë u arrit të gjurmohen sjellje të ngjashme tek shimpanzetë, bonobot, ujqërit, qentë e stepës, madje edhe tek arinjtë polarë.

Edhe pse duket gjest romantik, për shkencën ai mbetet një mister. Pse puthim? A ka funksion biologjik apo ka lindur nga sjelljet prindërore të majmunëve të lashtë? Disa studiues mendojnë se puthja shërben për vlerësimin e shëndetit dhe përputhshmërisë së partnerit.

Studimi shkon më tej: edhe Neandertalët besohet të kenë puthur. Shkëmbimi i të njëjtit mikrob oral i gjetur në ADN-në e lashtë  sugjeron se njerëzit modernë dhe ata kanë “ndarë pështymë” për qindra mijëra vjet.

Nga dashuria te biologjia, nga instinkti te lidhja sociale, puthja mbetet një gjest thellësisht i lashtë, që na bashkon me të afërmit tanë jo-njerëzorë.

Një sjellje miliona vjeçare, e cila ka mbijetuar deri sot, për të treguar ndoshta se lidhja mes qenieve nuk ka evoluar vetëm me fjalë por me puthje.

EMISIONET