Pse lexojmë në fillim lajmin e keq dhe më pas atë të mirë?

Pse lexojmë në fillim lajmin e keq dhe më pas atë të

Kur lexojmë lajmet në gazetë ose në internet, ne jemi më pak të tërhequr nga lajmet e mira.

Përkundrazi, jemi natyrshëm të prirur të lexojmë lajme të këqija, si fatkeqësitë natyrore, krimet apo aksidentet. Po ashtu kemi më shumë gjasa që t’i ndajmë këto lloj lajmesh me të tjerët.

Kjo gjë u tregua edhe në një studim të kryer së fundmi në Universitetin Mekgill në Kanada, në të cilin studiuesit përdorën teknologjinë e gjurmimit të syve për të studiuar se ndaj cilave artikuj ishin më të ndjeshëm njerëzit.

Kjo vëmendje selektive, u shfaq tek të gjithë vullnetarët e përfshirë nga studiuesit që shqyrtuan zgjedhjet e lexuesve nga 17 vende të ndryshme, të vendosura në të gjitha kontinentet.

Paragjykimi negativ

Por kjo nuk mjafton:Ajo që lexojmë dhe shohim në televizor, mund të rrisë nga ana tjetër paragjykimet tona negative.

Për shembull, shumë njerëz kanë frikë nga terrorizmi edhe pse “numri i njerëzve të vrarë nga grupe të armatosura të këtij lloji në 20 vitet e fundit në Shtetet e Bashkuara është më i vogël se numri i amerikanëve që vdiqën në vaskat e banjove të tyre në të njëjtën periudhë”- thonë psikologët socialë Xhon Tirnej dhe Roi Baumajster.

Gjithsesi, përqendrimi fillimisht tek problemet dhe më pas tek lajmet e mira ka shumë përparësi, si për shembull shmangia e humbjeve të mëtejshme. Por sipas Baumajster, duhen të paktën 4 lajme pozitive që të na nxisin të harrojmë një lajm negativ.

EMISIONET