Prizren apo Tiranë, ja cili është destinacioni që çifti i ‘Për’puthen’ zgjedhin për të jetuar
Të ftuar në Why?Not në RTV Ora, me moderatoren Roza Lati, çifti i dalë nga “Për’puthen 2” Mikela Pupa dhe Erion Kukaj, kanë treguar se ku preferojnë të jetojnë, në Tiranë apo Prizren.
Ata thanë se jetojnë në të dyja vendet, ndërsa Mikela u shpreh se e kanë mikpritur shumë mirë në Prizren ku dhe ka zhvilluar takimin e parë me Erionin.
“Unë kam lindur në Tiranë dhe kam jetuar 17 vite këtu, tani kam 10 vite që jam kthyer në Prizren pasi është vendlindja e babait dhe nënës. Më përshtatet jeta në të dyja vendet”- u shpreh Erioni.
“Unë jam ndjerë shumë e mirëpritur në Prizren. Nuk kisha qenë kurrë më parë. Shkoj dhe vij shumë shpesh.”- tha Milkela.

