Bashkëpunimi me Dafina Zeqirin, Ron Zaiti shuan kuriozitetin e publikut

I ftuar në Why?Not në RTV Ora, me moderatoren Roza Lati, këngëtari Ron Zaiti, ka folur në lidhje me bashkëpunimin me këngëtaren e njohur  Dafina Zeqiri,  pra me këngën e titulluar “Murder on the Dancefloor”.

Për herë të parë këngëtari tregoi momentin se si u bë pjesë e këngës së Dafinës.

“Me Dafina kemi pasur shoqëri të përbashkët. Kemi ra në kontakt me menaxherin Pëllumb Qitakun dhe me Dafinën. Dafina ‘fabrikë’. Dafina shkëlqen. Kur filloi bashkëpunimi, Dafina ka qenë te punuar në album dhe gjatë asaj kohe, kanë qenë pjesë e një studio, dhe duke parë këngën, vetëm më ka prezantuar projektin. '- tha ai.

EMISIONET