"Po t'vjen një kartolinë", një nismë për fëmijët e zonave rurale

Gazetari Osman Stafa së bashku me një grup miqsh prej dy vitesh kanë ndërmarrë një nisëm bamirësie në fundvit. Të rinjtë synojnë të mbledhin sa më shumë dhurata që do të shkojnë për fëmijët në nevojë. Stafa I ftuar në emisionin “Jeto me orën” u ndal tek nisma.

 “Nisma nisi vjet si një dëshirë për të ndihmuar fëmijët e një shkollë por që në fakt u shtri në të gjithë Shqipërinë. Së bashku me miqtë e mi Delinda Muçolari, Brikena Prifit dhe Ergisa Bejkollari menduam vjet në kohë kovidi të mblidhnim dhurata , nga shumë njerëz të cilëve ja u bëmë thirrjen nëpërmjet rrjeteve sociale” u shpreh Stafa.

Nisma e të rinjve vjet u quajt “Bëhu një babagjysh në kohë Covid-i” gjashtëqind dhurata u shpërndanë për fëmijët në zonat e prekura më shumë nga tërmeti si në Thumanë, Manzë, Bubq e më pas në Librazhd, Cërrik ,Korçë etj. Këtë vit të rinjtë nismën e kanë quajtur “Po vjen një kartolinë” , Synimi është të mblidhen mbi njëmijë dhurata.

Stafa nëpërmjet emisionit i bëri thirrje të njerëzve dhe biznesëve që të kontribuojnë me lodra . Nisma për të grumbulluar dhuratat ka nisur në nëntor, në fund të vitit synohet që të gëzohen mbi njëmijë fëmijë.

EMISIONET