A do të ketë masa të shtuara antiCovid për festat e fundvitit? Ja si përgjigjet Tomini

Shqipëria nga e hëna do të bëhet pjesë e shteteve që e kanë bërë vaksinimin me detyrim. Komiteti i Ekspertëve pas analizës së situatës pandemike ka renditur administratën dhe pak sektorë të tjerë  privatë që do të duhet të paraqiten në punë me certifikatën e gjelbër.

Por, a do të ketë masa të shtuara nga Komitetit Teknik për festat e fundvitit?

Zëvendës ministrja e Shëndetësisë, Eugena Tomini në një lidhje të drejtpërdrejtë në Ora News me gazetaren Matilda Mcini u shpreh se Komiteti mblidhet shpesh për të diskutuar situatën e Covid.

Tomini: Të gjithë indikatorët matës të pandemisë që nga viti 2020 e deri tani monitorohen në mënyrë sistematike. Deri në këto momente janë vendimet e Komitetit ato që u raportuan sot, 2 dhjetor, dhe deri në një moment të dytë, në varësi të situatës do të bëhet e ditur nëse do të ketë vendime të tjera, gjithmonë duke u vlerësuar situata pandemike dhe indikatorët e pandemisë.

Komiteti la në fuqi masat anti-Covid që kanë qenë deri më tani.

-Ora policore nga 23:00-06:00

-Kalimi në kufi me pasaportë vaksinimi, test PCR negativ brenda 72 orëve ose test i shpejtë brenda 48 orëve, provë e kalimit të Covid. Përjashtim bëjnë fëmijët deri në moshën 6 vjeç.

-Qytetarët rezidentë në Shqipëri që nuk kanë asnjë nga këto dokumenta në kufi do izolohen 10 ditë dhe në fund do bëjnë test

-Në aeroporte vetëm pagjerët që udhëtojnë, me maska.

-Përdorimi i maskave në ambjente të mbyllura ku nuk sigurohet distancimi fizik

-Grumbullime deri në 50 persona dhe aktivitete sportive e kulturore me prezencë spektatorësh 30% të kapacitetit.

Prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 2,111,797 doza ku 965,964 janë doza të dyta dhe rreth 70  mijë të treta.

EMISIONET