Pink-ut i ndodh e papritura gjatë koncertit në Boston, këngëtarja ndërpret performancën
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Gusht 2023, 16:36

Një ngjarje e jashtëzakonshme ka ndodhur së fundmi në koncertin e këngëtares së njohur Pink, në Boston.
Teksa artistja po këndonte në skenë, ajo ka ndërprerë performancën për disa minuta pasi Angela Mercer një fanse e ‘zjarrtë’ e Pink ishte në minutat e fundit të lindjes.
Mirëpo më pas ajo u dërgua në spital, ndërsa solli në jetë një djalë të cilin e pagëzoi me emrin Aycen Hart.
Një rastësi e bukur ishte që i vogli mbante mbiemrin e bashkëshortit të Pink. Megjithatë Aycen tani ka një lidhje të përjetshme me këngëtaren.



