Hapet "rruga e dashurisë" në Itali, “Via dell'Amore” u mbyll pas një rrëshqitje në vitin 2012

Hapet "rruga e dashurisë" në Itali, “Via

Dashuria është në ajër, ose të paktën mbi një shkëmb të lartë në Itali.

Via dell'Amore ose në shqip “Rruga e Dashurisë”, është rihapur pas 11 vitesh për një pamje verore për turistët deri më 30 shtator të këtij viti.

Ajo u mbyll pas një rrëshqitjeje në vitin 2012. Ndërsa seksioni I parë I saj është tashmë I aksesueshëm, e plotë pritet të rihapet në 2024.

E cilësuar nga italianët si shëtitja më romantike në botë, Rruga e Dashurisë ka qenë prej kohësh shtegu më i popullarizuar I shëtitjes përgjatë 121 km.

Ajo rrotullohet rreth pesë fshatrave të peshkimit që përbëjnë Sitin e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.

Monterosso , Vernazza , Corniglia , Manarola dhe Riomaggiore mbetën të izoluar deri në vitet 1960 dhe janë ende një sfidë për t'u arritur për shkak të vendosjes së tyre buzë shkëmbijëve të thepisur. 5 qytetet dikur ishin të arritshme vetëm përmes detit.

Për të menaxhuar fluksin e turistëve për shkak të interest të madh të tyre, në atë që është një nga vendet më të vizituara në botë, aksesi tani është vetëm me turne me guide, gjatë së cilës turistëve kërkohet që të respektojnë kulturën dhe trashëgiminë lokale, që "rruga e dashurisë" të mos kthehet në "shëtitje të turpit".

@rtvoranews

Hapet "rruga e dashurisë" në Itali, “Via dell'Amore” u mbyll pas një rrëshqitje në vitin 2012 Dashuria është në ajër, ose të paktën mbi një shkëmb të lartë në Itali. Via dell'Amore ose në shqip “Rruga e Dashurisë”, është rihapur pas 11 vitesh për një pamje verore për turistët deri më 30 shtator të këtij viti. Ajo u mbyll pas një rrëshqitjeje në vitin 2012. Ndërsa seksioni I parë I saj është tashmë I aksesueshëm, e plotë pritet të rihapet në 2024. E cilësuar nga italianët si shëtitja më romantike në botë, Rruga e Dashurisë ka qenë prej kohësh shtegu më i popullarizuar I shëtitjes përgjatë 121 km. Ajo rrotullohet rreth pesë fshatrave të peshkimit që përbëjnë Sitin e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s. Monterosso , Vernazza , Corniglia , Manarola dhe Riomaggiore mbetën të izoluar deri në vitet 1960 dhe janë ende një sfidë për t'u arritur për shkak të vendosjes së tyre buzë shkëmbijëve të thepisur. 5 qytetet dikur ishin të arritshme vetëm përmes detit.

♬ original sound - Ora News

 

EMISIONET