Përflitet se ka pasur marrëdhënie me një mashkull, Cardi B reagon pas sulmeve ndaj Will Smith
Kudo në rrjetet sociale kanë filluar të qarkullojnë disa lajme dhe akuza në lidhje me aktorin e njohur Will Smith, ku thuhet se ka pasur marrëdhënie me një mashkull.
Në lidhje me këtë ka reaguar dhe reperja e njohur, Cardi B, e cila i ka dalë në krahë Will Smith, duke shprehur:
"Nuk më pëlqen ajo që njerëzit po i bëjnë Will Smith. Ndjehem sikur Will Smith është shumë njeri i mirë.
Kam zbuluar se Will Smith është një Peshore… Si të tillë, ne sprovohemi, provokohemi dhe më pas kur agravojnë situatat, shpërthejmë aq shumë, saqë bëjmë gabime. Jemi kaq të çmendur, sa njerëzit thonë: "O Zot!""- tha ajo.