Për një bukuri të shëndetshme/ “Aura Medical and Esthetic Clinik” hap dyert në Tiranë, teknologji e fjalës së fundit

“Aura Medical and Esthetic Clinik” ka hapur dyert në Tiranë për të ofruar në një vend shërbimet shëndetësore dhe estetike për një bukuri të shëndetshme. Në këtë klinikë multidisiplinare, shërbimet ofrohen me fjalën e fundit të teknologjisë dhe me çmime të përballeshme.

"Aura Medical and Esthetic Clinik" ka hapur dyert e saj në Tiranë për të mirepritur miqtë dhe klientët e interesuar për kujdesin ndaj vetes.

Prof. Dr. Ferit Zavalani (Pediatër) dhe vajza e tij Dr. Sara Zavalani (Endokrinologe), kanë vënë në jetë këtë ide inovative të ofrimit të trajtimeve shëndetësore dhe estetike në një vend të vetëm, me çmime të përballueshme. Qëllimi është jo vetëm kujdesi për shëndetin por edhe për ti bërë njerëzit të ndihen mirë duke iu kursyer kohë e para për shërbime që deri tani ofroheshin të copëzuara në institucione të ndryshme.

Klinika “Aura” ka karakter multidisiplinar ku përfshihen te gjitha specialitetet si pediatria, endokrinologjia, gjinekologjia, nefrologjia, reumatologjia, kardiologjia, radiologjia, dermatologjia, gastroenterologjia dhe laboratori mjeksor.

Në kabinetin estetik përfshihen te gjitha trajtimet manuale me linjen rejuvi, trajtimet miniinvazive si filleri, botoxi, dermapen, mezoterapi, peeling.

Në klinikën Aura çdo shërbim vjen me pajisjet e viteve te fundit si lazeri co2 i franksionuar, lazeri i depilimit deka motus ax dhe lazeri i rimodelimit te trupit lcoone laser med.

Vizioni i klinikës Aura është të ofrojë një mjekesi në shërbim të pacientit duke i kushtuar atij përkujdesje të plotë për një bukuri të shëndetshme.

klinika aura klinika

EMISIONET