“Për një artist si MC Kresha” nga pendesat e së kaluarës e deri te shkëputja përgjithmonë nga muzika
Gjatë intervistës, rubrika e pyetjeve flash (të shpejta)zbulon shumë gjëra për artistët dhe kështu ndodhi edhe me MC Kreshën. Nga pendesat në të kaluarën e deri në momentin që do lejë muzikën përgjithmonë, artisti na thotë akoma edhe më shumë.
Dajana: Për një artist si MC Kresha, cilat janë tre gjërat që vlejnë në karrierën e një profesionisti?
MC Kresha: Talent 10%, Punë 80% dhe Fat 10%.
Dajana: Çfarë nuk do të toleroje kurrë në muzikë?
MC Kresha: Të më shkruajë dikush tekstet nuk do e toleroja kurrë.
Dajana: Një artist si MC Kresha, kur do ta lejë përfundimisht muzikën?
MC Kresha: Kur t’i vijë koha. Nuk mund të bësh rap për 45-50 vite dhe vjen një moment kur njeriu e ndjen se duhet të kalojë në një fazë tjetër të jetës profesionale.
Dajana: Çfarë mund ta nervozojë një artist si MC Kresha?
MC Kresha: Nëse Liverpol nuk luan mirë {bën shaka}
Dajana: Çfarë nuk do të bëjë kurrë në jetën tënde?
MC Kresha: Vetëvrasje.
Dajana: Për çfarë je penduar në jetën tënde?
MC Kresha: Për shumë gjëra, por Zoti ka një plan për ne dhe ai i di më mirë se ne. Nëse jam penduar për diçka, padyshim që Zoti ka pasur një plan më të mirë dhe mund të them se janë pendesa që nuk ia vlen me i përmend.
D-Night një program nga Dajana Shabani nga e hëna në të enjte live në Rtv Ora 23:00-00:00