Ekskluzive/MC Kresha: Para 10 vitesh nuk ia ndjente kujt për hip-hopin shqiptar, sot Amerika na vlerëson

Një ndër artistët më të preferuar të publikut shqiptar dhe jo vetëm MC Kresha ishte mbrëmjen e kaluar në D-Night, ekskluzivisht nha Kanadaja.

Këngët e tij janë shuëm të preferuara nga publiku i gjërë dhe nëse ka një concert, vështirë të gjesh një vend nëse nuk ke prenotuar më përpara. Prej vitesh, muzikës i ka sjellë qindra projekte cilësore dhe profesionale duke i rezistuar kohës dhe duke qenë IN në çdo moment. Mund t’a themi me plot gojën se ai ka bërë revolucion në industrinë e muzikës.

Dajana: E nisim bisedën që në fillimet e tua, sa ke sakrifikuar ti për të qenë këtu ku je sot?

MC Kresha: Patjetër që duhet të sakrifikosh për të arritur atë që do dhe them se ia ka vlejtur i gjithë mundi i harxhuar. Kam punuar një dekadë të tërë pa u njohur shumë te publiku, pa patur shumë emër dhe madje pa ndonjë përfitim, por në momentin që ka ardhur koha ime, njerëzit e kanë vlerësuar edhe më shumë punën time, ndryshe do të ishte shumë e vështirë me mbajt një nivel të tillë për një kohë të gjatë.

Dajana: A do të kemi bashkëpunime ndërkombëtare MC Kresha apo do ndaleni vetëm në tregjet shqiptare?

MC Kresha: Me kalimin e kohës ndoshta do të ketë, por qëllimi jonë gjithmonë është tregu shqiptar. Do thoja se ia kemi arritur, pasi ndërkombëtarët po e vlerësojnë shumë hip-hopin shqiptar dhe kjo për ne është e kënaqshme dhe e bollshme gjatë karrierës tonë. Para 10 vitesh nuk ia ka ndjerë askujt për hip-hopin shqiptar, ndërsa sot e gjithë Europa, madje edhe në Amerikë kanë informacion për ne edhe e vlerësojnë shumë atë. Këtu nuk po flas vetëm për veten apo Lyrical Son, por për të gjithë kolegët që kanë kontribuar.

D-Night një program nga Dajana Shabani nga e hëna në të enjte live në Rtv Ora 23:00-00:00

Për më shumë, klikoni në linkun më poshtë:

EMISIONET