'Olsa mësoi Alvisën të flas për dhunën' Hysen Ramaj rrëfen të vërtetën e 'fotove me shenja dhune' të Alvisës

Hysen Ramaj, i njohur si Bushi, pranoi të reagojë për herë të parë për ndarjen e bujshme Alvisa-Bashkim, në emisionin e moderatores Ester Bylyku, Glamour Zone në TV ORA.  Pasi plasi bombën dhe tha që përpara ndarjes i është bërë një telefonatë nga njerëzit e Bashkimit për t'i marr mendim, Hyseni vijoi me të tjera deklarata. 

Atij iu kërkua nga moderatorja Ester Bylyku, të zbulojë 3 mashtrime që janë bërë në emër të tij, dhe t`i përgënjeshtrojë publikisht. 

Hyseni tha: Një nga mashtrimet është dhuna. Sepse jam shumë i sigurtë që e ka inskenuar autorja e programit (Olsa Muhameti), ajo e ka mësuar vajzën (Alvisën) të flas për dhunën, sepse gjatë lidhjes ne nuk e kemi diskutuar ndonjëherë dhunën, jo më të ndodh. Por për interesat e saj, sepse donte t`i mbante në program personazhet (Alvisën dhe Bashkimin), i ka thënë të përdor fjalën dhunë, që çdo gjë të shkojë te dhuna dhe jo te vërteta.'

EMISIONET