I dërgoi Alvisës mesazh kërcënues? Hysen Ramaj zbulon mashtrimin e Bora Zemanit


Hysen Ramaj ka zgjedhur emisionin 'Glamour Zone' të moderatores Ester Bylyku, për të reaguar për herë të parë pas ndarjes së bujshme të Alvisës dhe Bashkimit. 

Ai madje ka zbuluar në intervistë se i është bërë një telefonatë nga njerëzit e afërt të Bashkimit, dhe i kanë marr mendim, por jo vetëm kaq. 

Hyseni iu kundërpërgjigj akuzave, se ka dashur të detyrojë Alvisën të largohet nga programi ku ishte, duke i dërguar mesazh kërcënues. 

Ester Bylyku: Ke thënë që është hedhur balt mbi emrin tënd dhe janë thënë mashtrime. Më trego 3 mashtrime dhe përgënjeshtroji këtu.

Hysen Ramaj: Mashtrimi i parë është që  prezantuesja e emisionit (Bora Zemani), doli dhe tha që në telefonin e vajzës në fjalë (Alvisës), ka ardhur një video dhe shoqëruar me videon, ka qenë dhe mesazhi : 'Hiq dorë nga programi ose këto video do të publikohen'. 

Ester Bylyku: Mesazhi ka qenë nga ty?

Hysen Ramaj: Po, gjoja e kam dërguar unë vajzës (Alvisës). Kjo nuk është aspak e vërtetë. Pse nuk e publikuan? Pse nuk e nxorën? Kjo nuk ka ndodhur. Ky ishte mashtrimi i parë.

EMISIONET