"O yll, do…?!" Ana kujton lojën me Stresin për ngacmimet në Bllok: Në Kosovë ka vetëm "ta hanksha, ta bafsha"

Motrat Kabashi, Ana dhe Arta ishin të ftuarat e "Why Not" këtë të shtunë.  Më shumë se një javë më parë ato erdhën me një projekt muzikor sëbashku.

Kënga "Tdu hala" është pritur mirë nga fansat e tyre. Por Ana vjen edhe nga një eksperiencë e suksesshme në Big Brother Vip Kosova, fitues i të cilit u shpall reperi shumë i suksesshëm shqiptar Stresi.

Ana solli në vëmendje disa momente gazmore me Stresin ku ata imitonin sesi çunat ngacmojnë gocat në Bllok.

"Hë mi zemra do pimë kafe, ça do bësh. O yll, dukesh yll. Ju i keni komentet më të lezetshme në Shqipëri. Në Kosovë nuk ka sa mirë po dukesh, po ta hanksha, ta bëfsha. Në rrugë po flasim."

EMISIONET