“Nuk zbutet dhimbja që ndjejmë” Unikatil humb nënën

Reperi Viktor Palokaj, ose siç njihet ndryshe, Unikatili po kalon një moment të vështirë në jetën e tij.
Ai ka humbur një nga njerëzit e tij më të dashur, nëna e tij ka ndërruar jetë natën e Krishtlindjes.
Vëllai i Unikatilit përmes një postimi në rrjetin e tij social ka prekur me dedikimin e tij për nënën.
Ai shkruan se ajo do jetojë gjithmonë në zemrën dhe kujtimet e tij.
“Nana jonë, shpirti jonë, Marte Delija-Palokaj na la natën e Krishtlindjeve. Thonë që më të mirët vdesin në këto ditë por kjo nuk e zbutë dhimbjen që e ndjejmë. Gjithmonë do i kujtojmë, buzëqeshjen, trimërinë, mirësinë e veprat e saj humanitare ndaj mijëra njerëzve në nevojë. Mburremi me ty nana jonë!Lamtumira e fundit i ipet te restauranti Fenix në Klinë të Marten (me 27.12.2022) prej orës 09:00. Varrimi të njëjtën ditë te varrezat e kishës se Gjurakocit në ora 13: 00. Me rastin e varrimit do të varroset dhe hiri i babës tonë Lush Palokaj. Dy engjuj të dashuruar shkojnë bashkë”– thuhet në postimin e plotë të vëllait të Unikatilit.


