E reja tregon si ju dëmtua fytyra pas infektimit të fillerave

Një grua ka treguar se si iu dëmtua fytyra pasi u infektuan fillerët e saj.
Giuseppina Baccarella, e njohur si Jo, ka jetuar “dhjetë vjet ferr” pas një sërë komplikimesh.
45-vjeçarja, nga Southgate, diskutoi për mbushjen e mollëzave me bashkëshortin e saj në vitin 2008 përpara se t'i nënshtrohej procedurës nga një "kirurg me reputacion".
Jo tha për kirurgun: Unë i besova mjekut tim, ai më tha se isha e sigurt.
Ajo, tregon se mbushësi ka migruar në pjesë të ndryshme të fytyrës, duke përfshirë pjesën poshtë syve duke i shkaktuar jo vetëm probleme estetike por dhe ankth, depresion dhe migrenë.
Ajo madje ka nisur një GoFundMe për të mbledhur para për t'u siguruar që ajo të marrë trajtimin që i nevojitet.


