'Nuk vonoi, iu zbuluan gënjeshtrat' Hysen Ramaj reagon pas ndarjes së Alvisës dhe Bashkimit

Një nga ndarjet më të bujshme të 2022 ka qenë ajo e çiftit Alvisa dhe Bashkim. Fillimisht ata u shfaqën të dashuruar në disa intervista, e më pas lajmëruan ndarjen. 

Lidhur me këtë, ka reaguar edhe Hysen Ramaj, ish i dashuri i Alvisës. Në intervistën e tij për moderatoren Ester Bylyku, në emisionin 'Glamour Zone', Hyseni tha se i vjen mirë që gënjeshtrat u zbuluan dhe nuk vonoi shumë. 

Ester Bylyku: Ti ke bërë një postim, dhe ke thënë që gënjeshtrat kanë një afat skadence, e kishe për ndarjen e Alvisës dhe Bashkimit?

Hysen Ramaj: Po, më vjen mirë që në fund nuk vonoi shumë. Se ka dhe afat skadence, por ka dhe skadenca që vonojnë shumë. Kjo nuk vonoi shumë. 

EMISIONET