'Më telefonuan njerëzit e Bashkimit', Hysen Ramaj 'PLAS BOMBEN' pas ndarjes së Alvisës dhe Bashkimit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Janar 2022, 22:42
Hysen Ramaj, ka reaguar për herë të parë pas ndarjes së ish të dashurës së tij Alvisës dhe Bashkimit.
Ai ka dhënë intervistën e parë në 'Glamour Zone', për moderatoren Ester Bylyku, dhe ka zbuluar një telefonatë që i është bërë përpara se të ndodhte ndarja e bujshme.
Ester Bylyku: Të sfidoj, të më tregosh një detaj për pjesën e ndarjes që publiku nuk e di.
Hysen Ramaj: Më është marr edhe mua një mendim përpara se të ndodhte çfarë ka ndodhur (ndarja). Më është bërë edhe mua një telefonatë nga njerëz të afërm të djalit (Bashkimit).

