"E kishte shkruar Zoti", Poni flet për karrierën dhe familjen: Të vetmin vlonjat tolerant që ishte, e mora unë
Këngëtarja e njohur dhe e preferuar për publikun Poni ishte në emisionin “Why Not” në RTV ORA me moderatoren Roza Lati.
Ajo i është përgjigjur dhe pyetjeve të gazetarit jashtëtokësor të “Why Not”.
Në fillim Poni iu drejtua gazetarit jashtëtokësor Xhoi duke i thënë se “unë mendoja se do të mungoje sot që jam unë” duke marrë parasysh natyrën pikante të pyetjeve.
Xhoi: Poni po të mos e merrje nga Vlora nga do e merrje?
Poni: Mendoj se çdo gjë është e shkruar, kur kam qenë e re mendoja se nuk do të merrja kurrë një burrë nga Vlora sepse me natyrën që kam që kemi atë 5 minutshin tonë klasik nuk do të më duronte njeri. Me thënë të drejtën mendoja se mund të ndodhte diçka në Shqipërinë e Mesme se janq më të butë. Por intuita më la në baltë se dhe shkova aty ku e kishte shkruar zoti. Gjeta një vlonjat tolerant i vetmi që ishte e mora unë.
Xhoi: Çfarë është diçka për të cilën partneri ankohet gjithmonë?
Poni: Mos puno shumë. Unë jam rritur në një familje që bënin gjithçka për të krijuar mirëqenien tonë. Çdo familje shqiptare bën gjithçka për të krijuar mirëqenien e shtëpisë dhe familjes madie dhe kohët e fundit nëse ka diçka që debatojmë është Poni merr punë më pak përsipër që të kesh kohë dhe për ne dhe për publikun dhe për punën.
Xhoi: Sa vjeç është Greta Koçi?
Poni: S’ia kam idenë. Realisht s’ia kam idenë.
Xhoi: Nëse Rozafa do të ishte vlonjate sa pjesë trupi do të linte jashtë kalasë?
Poni: Gjithçka çfarë kemi parë aty është shumë sensual por nëse Rozafa do të ishte nga Vlora do të ishte brune.
Xhoi: Nëse trëndafili thahet në etje, ti zhvishesh në heshtje?
Poni: Me thënë të drejtën mbahem si një natyrë shumë e kujdesshme në këtë pjesë dhe vetëm në plazh.
Xhoi: Nëse meshkujt do të jetonin vetëm përmes 3 organeve cilat do të ishin ato?
Poni: Truri, zemra edhe këmbët. Këmbët janë gjymtyrë nuk janë organ por jam te truri dhe te zemra. Heqim pjesën e gjymtyrëve ngelemi te truri dhe te zemra.



