Hoti: Ballkani i Hapur tani do të kontrollohet nga Gjermania

Dritan Hoti studiues i diplomacisë thotë se i gjithë procesi i Ballkanit të Hapur do të supervizohet nga Gjermania dhe do të jetë në një dimension më të gjerë dhe më të parashikueshëm.

Në një intervistë për RTV ORA  me gazetarin Sebastian Zonja, Hoti tha se supervizimi nga ky vend do të shuajë dhe kontraditat e keqkuptimet apo taktikat dinake të liderave politikë të vendeve të ndryshme.

Dritan Hoti: Tashmë i gjithë procesi do të supervizohet nga Gjermania dhe do të jetë në një dimension më të gjerë dhe më të parashikueshëm. Futja e Gjermanisë si implementuesja, garantusja dhe kryesuesja e një procesi si ai i Berlinit i jep garanci më të madhe. Shuan dhe kontraditat e keqkuptimet apo taktikat dinake të liderave politikë të vendeve të ndryshme, të liderave ballkanik apo të opozitave të ndryshme brenda vendeve të Ballkanit Perëndimor. Është një process më i institucionalizuar dhe më i garantuar dhe në një dimension më të zgjeruar.

“Gjermania është fuqia e parë europiane por dhe e para europiane e involvuar më shumë se partnerët e tjerë në Europën Juglindore dhe në Ballkan për arsye të garantimit të një prspektive ndryshe nga Franca.”

EMISIONET