Nga Donald Trump te Rihanna/ Muzeu i famshëm i statujave të dyllit tani edhe në botën arabe

Nga Donald Trump te Rihanna/ Muzeu i famshëm i statujave të dyllit

Muzeu i famshëm i dyllit të Londrës “Madame Tussauds” hapi këtë javë degën e tij të parë në Dubai dhe pritet të tërheqë miliona turistë. Marka, e cila filloi aktivitetin në Londër ku shfaqen 250 skulptura dylli që tërheqin miliona vizitorë çdo vit, gjithashtu ka degë më të vogla në Shtetet e Bashkuara, Evropë dhe Azi.

"Ne kemi hapur dyert tona më 14 tetor të këtij viti shumë afër Expo 2020," tha Sanaz Kollsrud, menaxher i përgjithshëm i Madame Tussauds të Dubait.

Nga Donald Trump te Rihanna/ Muzeu i famshëm i statujave të dyllit

"Ne presim që shumë vizitorë të vijnë brenda dhe jashtë vendit. Ne kemi zgjedhur talentet që janë të rëndësishme dhe të njohura në rajon."

Muzeu në Dubai shfaq 60 skulptura të "yjeve globale", përfshirë Lionel Messi dhe këngëtaren e muzikës pop Rihanna, Lady Gaga, Victoria Beckham, Mbretëresha e Anglisë Elisabeta e II, ish-presidenti amerikan Donald Trump etj.

Nga Donald Trump te Rihanna/ Muzeu i famshëm i statujave të dyllit

"Përzgjedhja e figurave është një proces që zgjati rreth 18 muaj. Bëmë studime të rasteve, grupe të fokusuara, kemi zgjedhur talentet që janë relevante dhe të njohura në rajon bazuar në të gjithë këtë hulumtim”, shtoi menaxheri.

Me rezervat e kufizuara të naftës, emirati i Dubait është përqëndruar tani në zhvillimin e turizmit dhe sektorit të argëtimit. Vendi po mbështetet në “Expo 2020” i cili u hap më 1 tetor pas një vonese njëvjeçare, si një mënyrë për të rritur ekonominë e tij të goditur nga pandemia.

 

 

 

 

 

EMISIONET