Newcastle u fut frikën, klubet e Premier League ndalojnë sponsorizimet nga Arabia

Newcastle u fut frikën, klubet e Premier League ndalojnë sponsorizimet

Nuk do të ketë një rast të dytë si Man. City të paktën për një vit në Premier League.

Newcastle që bëri shumë bujë pas blerjes nga fondi i investimeve publike të Arabisë Saudite ka hasur në probleme të mëdha pasi klubet e Premier League i janë vënë kundër.

Sigurisht nga frika se bardhezinjtë kanë para pa fund për të shpenzuar, klubet e Premier League sidomos të mëdhatë janë bërë bashkë në një mbledhje urgjente ku kanë votuar kundër sponsorizimeve nga Arabia Saudite.

Që do të thote se Newcastle nuk mund të nenshkruaj një marrëveshje sponsorizimi të cmendur sic bëri City me një kompani të pronarëve të klubit.

Man. City nenshkroi një akord disa vjeçar prej qindra milionë paund me Etihad, kompaninë ajrore të Sheikëve nga Abu Dhabi dhe këtë gjë nuk mund ta përsërisin arabët me Newcastle.

Truku është kuptuar nga klubet e Premier League të cilët frikësohen se një marrëveshje me kompanitë arabe do të lejonte një buxhet pa limit në merkato për Newcastle që tashmë duhet të gjejë alternartiva të tjera./Ora News/.

EMISIONET