“Na u dogj shtëpia por mbijetuam”, Riza Loci tregon për momentin e frikshëm: Kam shenja në fytyrë dhe duar

Në emisionin “Jeto me Orën” në RTV Ora, Riza Loci tregoi për një moment të vështirë që ka kaluar.

Ishte shumë i vogël por shenjat e asaj ndodhie kanë mbetur dhe sot.  Shtëpia e familjes së tij u përfshi nga flakët dhe ju rrezikua dhe jeta.

Fatmirësisht të gjithë shpëtuan, por Riza tregon se ka disa shenja në në fytyrë dhe duar.

“Kam qenë nga mosha 5 vjeç. Ka marrë flakë shtëpia. Dhe falë zotit kemi shpëtuar mirë. Kam disa shenja në fytyrë dhe duar por kemi shpëtuar mirë. Kam qenë rreth 2, 3  muaj në spital. Nuk është se kam dhe shumë kujtime.”

Ai thotë se me pozitivitet dhe dashuri kalohet çdo gjë.

“Me pozitivitet dhe dashuri kalohet çdo gjë. Në familje nuk është se e diskutojmë. Unë kam qenë më i rrezikuari dhe prindërit. Motra dhe vëllai kanë qenë më pak të rrezikuar.”

Sa i përket raportit me familjarët tregon se është shumë i lidhur me vëllain dhe motrën.

EMISIONET