Michelle Obama ia merr këngës "Born in Usa" së bashku Bruce Springsteen në Barcelonë

Michelle Obama ia merr këngës "Born in Usa" së bashku

Michelle Obama, Springsteen dhe Spielberg janë filmuar duke u argëtuar në Barcelonë në restorantin e famshëm “Amar” të Hotel Palace.

Me rastin e koncertit të këngëtarit amerikan Bruce Springsteen në stadiumin “Estadi Olímpic Lluís Companys” në Barcelonë mbrëmjen e djeshme, ish-presidenti i SHBA-së dhe bashkëshortja e tij Michelle Obama gjetën rastin të zbaviten.

Të enjten mbrëma, stafi i restorantit Amar u befasua kur u bë një rezervim misterioz në minutën e fundit për mysafirë të zgjedhur.

Rezervimi ishte për Barack Obaman, regjisorin e famshëm Steven Spielberg dhe këngëtarin amerikan Bruce Springsteen.

Pasi shijuan darkën e tyre, të tre pozuan me stafin e restorantit për një foto, të cilën punonjësi Paul Perello e postoi në Instagram, duke shkruar në mbishkrimin: “Çfarë kënaqësie na sjellë kjo punë!”.

Në darkë, Obama, Springsteen dhe Spielberg shijuan ushqim deti të sugjeruar nga shefi i restorantit Amar, Rafa Zafra.

Pak orë pas darkës së bollshme në restorantin e Barcelonës, Obama së bashku me ish-zonjën e parë të SHBA-së, Steven Spielberg dhe bashkëshorten e tij Kate Capshaw, kanë ndjekur koncertin e Bruce Springsteen.

Surpriza e madhe në koncert ishte Michelle Obama, e cila u ngjit në skenë dhe duke mbajtur një dajre, filloi të këndonte këngën klasike “Born in USA”, së bashku me gruan e Springsteen dhe anëtarët e grupit.

Michelle ishte e buzëqeshur dhe dukej se po e shijonte rolin e saj si këngëtare.

Bashkëshorti i saj, Obama, është bërë mik me këngëtarin amerikan që kur ai e mbështeti fuqishëm atë në fushatën zgjedhore presidenciale të vitit 2008.

Steven Spielberg është një “mik” i ish-presidentit amerikan dhe ata kanë pushuar shumë herë së bashku.

Gjatë qëndrimit të tij në Shtëpinë e Bardhë, Barack Obama i dha regjisorit të famshëm “Medaljen Presidenciale të Lirisë” në vitin 2015. ”

Historitë e Spielberg kanë formësuar historinë amerikane dhe vlerat e tij kanë formësuar botën tonë”, kishte thënë presidenti i parë afrikano-amerikan i SHBA-ve për mikun e tij në atë kohë.

michelle obama bruce springsteen

EMISIONET