Edhe kukullat me sindromën Down, Industria e lodrave përcjell mesazhin e gjithëpërfshirjes te fëmijët
Në tregjet ndërkombëtare tashmë do të gjendejt edhe kukulla Barbie me sindromën Down. Një risi e cila kërkon të përciell mesazhin e gjithëpërfshirjes dhe të pranimit të të tjerëve pavarësiht ndryshimeve.
Kukulla Barbie tashmë do të gjendet në treg me karakteristikat fizike të një personi me sindromën Doën.
Kjo risi në indusitrinë e lodrave synon të përcjellë mesazhin e gjithëpërfshirjes, thotë Elisabeta Hoxha përfaqësuese e fondacionit Down Sindrome Albania.
"Përveç përfaqësimit të gjithëpërfshirjes që kjo kukull solli në industrinë e lodrave do të ndryshojë dhe disa steriotipi. Pasi prezantimi që në hershmëri e fëmijëvëe me këtë larmishmëri të këtyre lodrave që përfaqësojnë gjithëpërfshirjen do të bëjnë që të nxitet lirshmëria dhe ndjenja e përkujdesjes së bashkëmishatarëve të tyre," tha ajo.
Tani, thotë Elisabeta Hoxha është në dorë të prindërve që kjo kukull të jetë pjese e koleksionit të lodrave në mënyrë që fëmijët të mësojnë të pranojnë njëri tjetrin pavarëisht dallimeve.
"Ajo që neve na ngelet është që të fillojmë dhe ta konsiderojmë këtë lodër në aktivitetet e fëmijëve tanë. Është e rëndësihme që fëmijët tua blejnë fëmijëve dhe për tua bërë pjesë të aktiviteteve të lojës ato cilësitë e tyre," tha ajo.
Jo vetëm barbi me sindromën Down,por aktualisht në tregë janë edhe personazhe të tjerë si ato me ngjyrë, LGBT apo kukulla në karrige me rrota.
