"Martesa nuk është parajsë seksuale" Thirrja e sociologut për të rinjtë shqiptarë

Sa të emancipuar janë shqiptarët për sa i përket ndarjes nga partneri, i fejuari, apo bashkëshorti?

Në lidhje me këtë temë, sociologu, Gëzim Tushi, thotë se qytetarët shqiptarë nuk e kanë adaptuar ende kulturën e ndarjes, madje as kulturën e martesës.

Në një intervistë në emisionin "Ditë e Re", në RTV Ora, ai thotë se  në vendin tonë divorci përjetohet me dhunë dhe ofendime.

Për sociologun është tepër shqetësues fakti se të rinjtë vendosin të martohen në moshë të vogël, vendim që më pas sjell pasoja  negative dhe zhgënjim ne çift.

Tushi: Ndarja është një proces që duhet administruar nga gratë dhe burrat. Dy trupa përveç se dashurisë nuk mund t'i mbajë asgjë të bashkuar.  Dhe nëse nuk ka më dashuri atëherë ndarja është zgjidhje, është shpëtim, është emancipim. Çështja është se ne duhet të kemi kulturën e ndarjes, ashtu siç duhet të kemi dhe kulturën e martesës. Një pjesë të rinjve martohen tepër shpejtë. Nuk mund të marrësh vendime ne periudhën e adoleshencës, sepse në atë periudhë të rinjtë kanë tundime të forta të seksualitetit. Kur shikon vetëm këtë anë dhe të duket që do martohesh  dhe do hysh në parajsën seksuale dhe do bësh seks natë e ditë. Këto janë utopira, që menjëherë sjellin zhgënjime. T'i mësojmë të rinjtë se nuk hymë në martesë për të bërë seks. Martesa është institucion, i cili e ka shumë të rëndësishëm seksualitetin. Ne diviorcet i kemi të dhunshme, i kemi logori. Krijohet një gjendje e tmerrshme nevereie.

EMISIONET