Ekskluzive/ Intervista e parë si baba, Shpat Kasapi i tregon të gjitha: Dua të bëj katër fëmijë

Të bëhesh prind është një ndër arritjet dhe lumturitë më të mëdha në jetë për një person. Të tilla janë dhe emocionet e këngëtarit të njohur shqiptar, Shpat Kasapi, i cili u bë baba për herë të parë, gjashtë ditë më parë.

Në një intervistë nëpërmjet një lidhjeje Skype, në emisionin "Ditë e Re" në RTV Ora, Shpat Kasapi flet për ndjesitë e tij, tashmë si prind, duke treguar për momentet e para që ai dhe bashkëshortja e tij Selvije përjetuan me bebushin Roel.

Ndër të tjera Shat Kasapi zbuloi domethënien e emrit të veçantë të djalit.

Shpat Kasapi: Gjithçka shkoi mirë, jemi shumë të gëzuar.  Gjithmonë i kam dashur fëmijët, sidomos bebat, nuk kam frikë t'i mbaj. Ndjenja ishte e veçantë, është lumturi. E donim një fëmijë. Lindi 3 kilogramë e 300 gramë. Selvija është shumë mirë. Nuk e kam ndjerë fare gjumin, sepse jam mësuar të zgjohem herët nëpër koncerte. Emri Roel ka dy domethënie dhe në anglisht dhe në frëngjisht, do të  thotë gur i çmuar. E zgjodhëm bashkë emrin.

Këngëtari thotë se tani e tutje prioritet për të do jetë familja dhe shtëpia. Megjithatë ai thekson se nuk do të shkëputet nga muzika dhe se së shpejti do të nxjerrë dy projekte muzikore të reja.

Shpat Kasapi: Ka ndryshuar shumë gjëra, tani përkushtimi do jetë më shumë ndaj fëmijës, familjes, shtëpisë. Nuk do shkëputem nga muzika, e kam pasion lindjeje.  Po bëj 2 projekte të reja. Nuk do ndahem me projektet. Një këngë do dalë brenda 10 ditëve dhe tjetra brenda një muaji. Njëra këngë dashurie, tjetra këngë ritmike. Njërën këngë e kam regjistrua, tjetrën do ta regjistroj.

"Dua të bëj katër fëmijë"

Shpat Kasapi: Ideja e të bërit fëmijë ishte e imja më shumë, unë jam sebepi. Unë dua më shumë fëmijë, dhe do t'ia arrij qëllimit. Dua 3, 4 fëmijë. Selvija do 2 dhe atë me pikëpyetje. Më frikëson pak pozicioni deri sa të mësoj si ta mbaj bebin.

EMISIONET