Marinela Hysa: Kristi Dragot nuk fliste në nivelin e mashkullit që unë kërkoj

Marinela Hysa është padyshim personazhi më i diskutuar i momentit për karakterin e saj të drejtpërdrejtë dhe shumë spontane.
Si konkurrente e një programi dashurie si “Love Story” ajo nuk e gjeti atë për të cilën hyri, por gjatë një interviste ekskluzive vetëm për D-Night, zbuluam më shumë nga jeta e saj private dhe profesionale.
Dajana: Marinela u spikate në “Love Story”, megjithatë cilën do quaje eksperiencën tënde më të bukur televizive?
Marinela: Eksperienca më e bukur televizive timen unë do thosha që është Akademia e Yjeve, domethënë aty unë kam kaluar emocione pafund shumë të bukura dhe ka qenë një vëmendje më e madhe sepse kemi qenë për talentin, pra aty jam spikatur si një nga femrat më të talentuara për dance në Shqipëri.
Kemi qenë shumë të rinj dhe ka pasur sfida, shumë emocione, kam qenë më e vogël dhe kur je më e vogël ke më shumë emocione, ndërsa kur rritesh mësohesh me skenën dhe të bëhet diçka normale.
Tani që u futa në Love Story isha me synim të qartë, me një strategji dhe arrita atë që doja.
Dajana: Ke shkaktuar një tërmet në rrjetet sociale, por cilat kanë qenë pasojat se jo gjithmonë i përjetojnë mirë gjërat?
Marinela: Ëëëë pasojat…Ajo që mund të them unë nga “Love Story” është se aty kishte të ftuar, pra nuk kishte talente dhe aty unë nuk isha midis artistëve.
Pra aty ishin të rinj të cilët nuk e kishin formimin e duhur për të dalë në media dhe sigurisht unë kur u gjenda për të diskutuar me to ishte problem për mua sepse nuk ishte niveli im.
Të gjithë që ishin aty nuk kishin nivel komunikimi, madje as Kristi nuk ishte niveli im në gjërat që unë kam arritur në jetë.
Dajana: Dmth ty të pëlqeu Kristi në fillim?
Marinela: Më pëlqeu si pamje dhe thashë “u sa seksi ky” do dashurohem me këtë thashë.
Dajana: Dmth e mendove vetëm për anën seksuale?
Marinela: Jo vetëm për anën seksuale, por fliste edhe bukur. Zërin e ka të bukur e në media i del zëri shumë i bukur, por edhe live. Kishte zërin, por nuk kishte gjëra të tjera të tipit që nuk kishte artikulimin e duhur, pra nuk fliste në nivelin që unë e kërkoj mashkullin tim!
D-Night një program nga Dajana Shabani live në RTV Ora nga e hëna në të enjte 23:00-00:00
Për më shumë klikoni në linkun më poshtë:

