Rusët lëshojnë raketën "afër hotelit të shefit të OKB-së" në Kiev

Dy shpërthime të mëdha u raportuan mbrëmjen e kaluar në Kiev.
Një nga raketat që goditi Kievin të enjten u lëshua pranë hotelit ku po qëndron sekretari i përgjithshëm i OKB-së për vizitë, sipas zëdhënësit të tij.
Raketa goditi një orë pasi Antonio Guterres mbajti një konferencë shtypi me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.
Guterres dhe ekipi i tij janë të sigurt, tha zëdhënësi i tij Stéphane Dujarric për CBS News, partneri i BBC-së në SHBA.
Ai shtoi se delegacioni i OKB-së po takonte kryeministrin në zyrën e tij dhe nuk ishin në hotel në atë moment.
"Unë jam sot në Kiev. Dy raketa kanë shpërthyer në Kiev, u trondita kur u informova se dy raketa kishin shpërthyer në qytetin ku ndodhem", tha Guterres për BBC Neës gjatë vizitës së tij.
"Pra, kjo është një luftë dramatike, dhe ne absolutisht duhet t'i japim fund."

